Haxhiu kërkon angazhim të shoqërisë për mbrojtjen e të drejtave të grave

Prishtinë | 23 Shk 2024 | 14:26 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se bashkëpunimi dhe angazhimi i shoqërisë është thelbësore për të krijuar një shoqëri me të drejte dhe të barabarta. Me këtë rast, Haxhiu ka kërkuar që të jenë bashkërisht që të jenë në mbrojtje të grave të cilët janë cak i sulmeve në bazë gjinore, raporton Ekonomia Online.

Në kuadër të konferencës “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”, Haxhiu tha se në luftën kundër këtyre dukurive duhet të jenë të bashkuar.

“Sigurisht që angazhimi jonë i përbashkët kundër luftës në baza gjinore është edhe një detyrim moral edhe shoqërisë që nuk duhet të jetë me kufizime kulturore apo etnike. Përtej dallimeve e etniteteve ky angazhim është i domosdoshëm për të garantuar respektim dhe mbrojte të të drejtave të grave e të gjithë personave qe janë të prekur”.

“Në një realitet ku dhuna e grave është ende një problem i hapur, bashkëpunimi e angazhimi i të gjithë individëve dhe shoqërive është thelbësore për të krijuar një shoqëri me të drejte dhe të barabarte për gjithë, duke refuzuar që të pranojmë dhunën në bazë gjinore dhe ta përforcojmë mesazhin se çdo individ meriton të jetojë në një mjedis të sigurt duke respektuar pavarësisht origjinës së tyre kulturore apo etnike në këtë kontekst promovimi edukimit dhe ndërgjegjësimit është etik për të arritur një shoqëri të drejt po ashtu të barabarte”, u shpreh Haxhiu.

Të ngjashme