Haxhiu kërkon dënim maksimal për vrasjen e Marigona Osmanit

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 14:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha si Qeveri janë të shqetësuar me vrasjen makabre të Marigona Osmanit, raporton Ekonomia Online.

Madje ajo ndonëse tha se nuk e ka për qëllim të përzihet në punën e gjyqësorit, ka kërkuar dënim maksimal për të dyshuarit për vrasjen 18 vjeçares.

Këto komente ajo i bëri në një konferencë për medie bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Ky rast e ka vëmendjen e shtuar të Qeverisë. Kërkojmë dënim maksimal ndaj kriminelëve që e kanë bërë atë vrasje”, ka thënë ajo.

Haxhiu në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar edhe për disa vendime që janë marrë në Qeveri me kërkesë në kësaj ministrie.

Këtë sqarim ajo e dha pasi mungoi në mbledhje për shkak të takimit me ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut.

“Ne kemi arritur që të finalizuar draftin e Kodit të Procedurës Penale. Plotësim ndryshimi i Ligjit për Provimin e Jurispodencës. Plotësim ndryshimi për projektligjin për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe administruar”.

“Plotësim ndryshimi i ligjit për ndihmë juridike falas për viktimat e dhunës në familje, në baza gjinore, trafikimit dhe personaleve të dhunës seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka treguar ajo.

E pyetur për trajtimin e rasteve të dhunës nga ana e drejtësisë, ministrja Haxhiu tha se vetëm këtë vit ka pasur mbi 1 300 raste dhe se raportimi akoma paragjykohet.

“Rastet e dhunës paragjykohen. Nuk ka takim që kam me përfaqësues të Policisë, gjykatave, e prokurorive ku nuk e adresoj çështjen e trajtimit me seriozitet të dhunës në familje”.

“Është përgjegjësi shtetërore që të mbrojmë jetën e grave. Do të punojmë në parandalim dhe adresim. Janë 9 strehimore që strehojnë viktima të dhunës në familje. Duhet të punojmë që grave dhe vajzave tu ofrohen vende pune”, është shprehur ajo.

Kurse kur foli për bojkotimin e punës nga gjykatësit serb në veri ajo ka thënë se është e papranueshme që ata të ndalin punën, raporton EO.

“Është rasti i dytë. Bojkoti është i papranueshme për Qeverinë. Dhe pas kësaj konference do të adresojmë këtë problem. Këshilli gjyqësor i Kosovës duhet të marr masa”, është shprehur ajo.

Përderisa Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit Dardan Krivaqa.

Marigona Osmani është varrosur të enjtes në Ferizaj.


LEXONI EDHE:

Të ngjashme