Haxhiu: Kodi Civil kësaj radhe do të miratohet

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 11:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur optimiste për miratimin e Kodit Civil, i cili pritet që gjatë kësaj jave të votohet në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Haxhiu ka folur për rëndësinë e Kodit Civil, derisa për këtë ka thënë se kanë pasur takime edhe me Grupin Parlamentar të LVV-së.

“Kodi civil kësaj radhe do të kalojë sepse është dokument i rëndësishëm. Besojmë që kodi civil do të miratohet. Kjo bazohet në takimin që kemi pasur me deputet. Ka disa që ka kanë bindjet e tyre”.

“Qeveria angazhohet për avancimin e të drejtave të njeriut. Aplikimi në Këshillin e Evropës është shumë i rëndësishëm. Besoj ta kemi mbështetjen edhe të opozitës. Ne besojmë dhe angazhohemi për të drejtat e njeriut”, tha ajo.

Sa i përket  konkursit për noter ajo tha se është e shqetësuar për stërzgjatje e këtij procesi. 

“Kandidatët që kanë votuar e kanë kontestuar vendimin e lëndës së parë dhe nuk është i plotfuqishëm. Ende ky ligj nuk ka kaluar por shpresoj të zgjidhet përmes vendimit të gjykatës. Sa i përket Danimarkës gjithçka është finalizuar. Nuk do të duhej të futemi ta procedojmë këtë marrëveshje”.

“Nëse ka vullnet nga të dyja vendet nuk ka pengesë që të procedohet në Kuvend. Kjo marrëveshje duhet ta marrë edhe mbështetjen e opozitës. Kam disa dilema për LDK-në. Ministria kompenson viktima të krimit. Ka hyrë në fuqi edhe ligji”, tha ajo.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme