Haxhiu: Osmani ka shkelur kushtetutën, nuk e meriton pozitën që ka

Prishtinë | 24 Jan 2021 | 13:45 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Vjosa Osmani e ka shkelur kushtetutën, pas deklaratave të së shtunës lidhur me KQZ-në.

Sipas tij, ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani nuk e ka merituar asnjëherë pozitën të cilën e ka sot, duke shtuar se kudo që ka qenë Osmani e dyta i pari ka pësuar keq.

Madje, ai shtoi se Albin Kurtin mund ta pres fati i njëjtë sikurse Fatmir Sejdiu e Isa Mustafës.

Haxhiu shtoi se Albin Kurti nuk e ka penguar që të jetë kandidat për deputet, vetëm veprimet e tij dhe shkelja e ligjit që ka bërë.

Megjithatë, ish-deputeti Haxhiu theksoi se pavarësia e institucioneve të Kosovës përfshire këtu komisionin qendror zgjedhor duhet të respektohen. Ai tha se vota do ta përcaktojë se ka do të rrugëtojë Kosova me14 shkurt.

“Vjosa Osmani e ka shkelur kushtetutën e Kosovës. Është anuar politikisht si ushtruese e detyrës së presidentes. Ajo nuk e ka merituar asnjëherë atë pozitë. Ajo është një karrierist e dëshmuar deri më tani. Mu më dhimbset zotëri Kurti edhe në këtë rast sepse deri më tani është dëshmuar s kudo që ka qenë Vjosa Omsani e dyta i pari ka pësuar keq. Shikojeni fatin e Fatmir Sejdiun , Isa Mustafës. Të njëjtin fat do ta ketë edhe Albin Kurti kur ta ketë Vjosa Osmanin pranë vetes. Unë do të doja që zotëri Kurti të jetë pjesë e garës si të gjithë kandidatët e tjerë por Albin Kurtin nuk e ka penguar askush. E kanë penguar veprimet e tij dhe shkelja e ligjit që ka bërë. Dhe unë jam që ligjshmëria të zbatohet sepse demokracia ka rregulla, ka norma, dhe ligje. Dhe ato duhet të respektohen nga të gjithë. Po që do të ishte mirë që t’ia tregojmë vendin me votë kësaj radhe”, shtoi Haxhiu.

“Por se veprimet e tij agresive, të dhunshme për çdo vjet e kanë pamundësuar që sot të jetë kandidat për deputet. Dhe nuk më takon mua a duhet apo s’duhet, iu takon organeve kompetente që të vlerësojnë një gjë të tillë. Por pavarësia e institucioneve të Kosovës përfshirë këtu gjykatën kushtetuese përfshire këtu komisionin qendror zgjedhor dhe institucione tona të pavarura duhet të respektohen dhe askush nuk duhet ti qëndroj e të përpiqet ti kapë për vete. Ato janë institucione të pavarura dhe të tilla duhet ti respektojmë. Përndryshe do të kemi një cënim të demokracisë ende pa marrë votën përpjekje për diktaturë me disa pëlqime të Facebook-ut. Vota do ta përcaktojë se ka do të rrugëtojë Kosova me14 shkurt”.

Të ngjashme