Ekonomia Online
FUNDIT

Haxhiu preferon Molliqajn për ministër të Brendshëm

Haxhiu preferon Molliqajn për ministër të Brendshëm

Gazetari Baton Haxhiu ka folur rreth përbërjes së mundshme të qeverisë së re të vendit, që pritet ta formojë Lidhja Demokratike e Kosovës, me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me Nismën Socialdemokrate. Haxhiu ka sugjeruar që kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, duhet të bëhet ministër i Punëve të Brendshme. “Molliqaj, por të ishte ministër […]

Gazetari Baton Haxhiu ka folur rreth përbërjes së mundshme të qeverisë së re të vendit, që pritet ta formojë Lidhja Demokratike e Kosovës, me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me Nismën Socialdemokrate.

Haxhiu ka sugjeruar që kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, duhet të bëhet ministër i Punëve të Brendshme. “Molliqaj, por të ishte ministër i Rendit, do të kishim ballafaqim të jashtëzakonshëm, interesant”, ka thënë ai.

Haxhiu ka vlerësuar se edhe Partia Socialdemokrate, që në zgjedhjet e 6 qershorit garoi në koalicion me AAK-në, duhet të përfshihet në koalicionin e ri.

Haxhiu ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se “është e pandershme nga AAK që njëri post të mos i takojë PSD-së”. “Duhet ta kenë një njeri të PSD-së, që di të ballafaqohet me Lëvizjes Vetëvendosje, brenda parlamentit dhe jetës publike”, është shprehur Haxhiu.

Aktualisht, sipas Haxhiut, PSD-ja, që s’është e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, “është e kufizuar t’i kundërvihet çfarëdo sjelljeje të Vetëvendosjes kur të kalojë në opozitë”.

Të ngjashme