Haxhiu, pret në takim lamtumirës ambasadorin belg Cuvelier, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Prishtinë | 13 Kor 2026 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

Gjatë takimit, Haxhiu e falënderoi ambasadorin Cuvelier për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, duke vlerësuar dialogun e hapur me institucionet e Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë vendit.

Me këtë rast, ushtruesja e detyrës së Presidentes i uroi ambasadorit suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale, duke theksuar se ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Kosovë.

Takimi u zhvillua në kuadër të përfundimit të mandatit diplomatik të ambasadorit belg në Kosovë.

Të ngjashme