Ekonomia Online
FUNDIT

Haxhiu priti ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Danimarkës në Kosovë, diskutohet për zhvillimet aktuale

Haxhiu priti ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Danimarkës në Kosovë, diskutohet për zhvillimet aktuale

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Danimarkës në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen. Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Haxhiu shprehu mirënjohjen për […]

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Danimarkës në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës ndaj Kosovës dhe për kontributin e saj ndër vite në paqe, siguri dhe zhvillim.

U.d. Presidentja dhe Ambasadori Grønbech-Jensen rikonfirmuan gatishmërinë për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Të ngjashme