Haxhiu: Sjellje të tillë me minatorët e “Trepçës”, nuk e ka pasur as regjimi i Millosheviqit

Prishtinë | 22 Gus 2023 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas dënimit që minatorët e Trepçës morën për grevën e mbajtur për mos-pagesën e pagave nga shteti.

Haxhiu tha se një sjellje të tillë me minatorët nuk e ka pasur as regjimi i Millosheviqit.

“Minatorët nuk ka arritë me i nënshtru Serbia dhe nuk mund t’i nështroj as menaxhmenti i emruar nga Qeveria “Zdravo””.

“Dënimi i minatorëve për grevë është në kundërshtim me Ligjin për Grevat, dënimi kolektiv i minatorëve është shkelje Kushtetuese”, tha Haxhiu.

Më tej, ai pyeti se ku jnaë 177 milionë eurot e premtuara nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, si investime në Trepçë.

Pushimet në Shqipëri, TikTokeri italian i zhgënjyer: Anija 100 vendëshe u mbush me 300! Na shpërthyen të vjellat
Read more

Të ngjashme