Haxhiu: S’kam pritur kaq shumë rezistencë për Vettingun, nuk është gjë e mirë kjo

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 13:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Lëvizja FOL kanë mbajtur tryezë diskutimi me temën: “Reforma në Sistemin e Drejtësisë gjatë vitit 2021: Sfidat dhe arritjet”, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Hazhiu ka folur për reformat në sistemin e drejtësisë gjatë vitit të kaluar. Ajo ka thënë se nuk ka pritur që të ketë kaq shumë rezistencë në sistemin e drejtësisë, rreth Vetingut.

“Ndoshta kemi pas shqetësimin mos po na rrezojnë si mandatin e pare e t’i nisim të gjitha punët ndoshta mbërrimë diçka. Disa prej punëve janë prioritete dhe në asnjë rrethane se dihet të zmbrapsemi. Strategjia për sundimin e ligjit nuk është hartuar nga qeveria jonë por këtu kanë marrë pjese ekspert dhe ne si qeveri jemi pajtuar ta procedojmë. Pas miratimit janë shprehur disa rezerva lidhur me Vetingun. Besoj që tash me kemi gjetur një pajtim dhe me 31 janar kemi mbledhur komunitetin dhe ne ju kemi bërë thirrje edhe përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe vetë BIRN është lajmëruar. Megjithatë ky komunitet do të mbahet me 31 janar”, ka thënë ajo.

“Ndonëse vet se jam ithtarë për trajtimin e projektligjeve të përshpejtuara por kemi marrur komentin e Venecias për dokumentin. Nuk kam prit qe do ketë aq shumë rezistencë në sistemin e drejtësisë. Kjo nuk më le shije të mirë pasi që ka rezistencë kjo diçka flet. Unë zotohem para jush se nuk do ndalemi për një iniciativë për drejtësi. Është kërkesë shoqërore. Jemi duke u përpjek të kemi konsensus edhe me BE-në por edhe me miqtë tjerë ndërkombëtar duke përfshirë edhe Ambasadën Amerikane. Unë 3 herë kam ftu opozitën me keqardhje them se deri më tani nuk kam pa as interesin më të vogël për t’u takuar. Neve na duhet mbështetja e tyre në kuvendin e Republikës së Kosovës. Ata kanë thënë se do ta ofrojmë bashkëpunimin e tyre por nuk kanë pasur as një reagim. Unë jam e gatshme t’i ftoj sërish sepse është për të mirën e qytetarëve”, ka thënë ajo.

Ehat Miftari nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se Ministria e Drejtësisë duhet të ketë një raport te shëndoshe  lidhur me parterët ndërkombëtar për procesin e Vetingut.

“Vetingu është përgjegjësi e Qeverisë. Sa ma shpejt qe behet kursejmë kohe dhe brengat që po vuajnë qytetarët e Kosovës. Ministria e Drejtësisë ligjin për KPK është dashtë me pas prioritet mbi prioritete. Me Kushtetutë është dashtë me ndal këtë proces se është kah shkon keq. Ambasada Britanike vitet e fundit kanë qenë Lider dhe kanë investu dhe me marr një përgjigje negative në heshtje nga këshilli prokurorial është shume e keqe. Miratimi i ligjeve me procedurë të përshpejtuar është i pafalshëm. Ligji për KPK shkoj me një procedurë për 5 dit. Ligji për pasurin e konfiskueshme është e njëjtë”, ka thënë Miftaraj.

Të ngjashme