Ekonomia Online
FUNDIT

Haxhiu sot në konferencë për media, pritet të njoftojë datën e seancës konstituive të Kuvendit

Haxhiu sot në konferencë për media, pritet të njoftojë datën e seancës konstituive të Kuvendit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të mbajë sot konferencë për media, duke filluar nga ora 11:00, raporton Ekonomia Online. Sipas njoftimit të Presidencës, konferenca do të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes. Konferenca vjen në një kohë kur pritet që Haxhiu të bëjë publik edhe vendimin për caktimin e […]

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të mbajë sot konferencë për media, duke filluar nga ora 11:00, raporton Ekonomia Online.

Sipas njoftimit të Presidencës, konferenca do të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes.

Konferenca vjen në një kohë kur pritet që Haxhiu të bëjë publik edhe vendimin për caktimin e datës së mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë kësaj jave, në një prononcim për media, Haxhiu ka bërë të ditur se seanca konstituive pritet të mbahet në javën e parë të muajit gusht.

“Ajo do të bëhet në javën e parë të muajit gusht, edhe të premten, besoj, do ta bëj njoftimin se kur saktësisht do të mbahet kjo seancë”, kishte deklaruar Haxhiu.

Të ngjashme