Haxhiu takon kryeprokurorin e Prizrenit, diskutuan për rastet e dhunës familjare dhe ndarjen e parcelës për objektin e ri të prokurorisë

Prishtinë | 25 Jan 2024 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, ka takuar sot kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, z.Admir Shala, me të cilin kanë diskutuar çështjet e lidhura me fushën e drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi fuqizimin e bashkëpunimit në aspektin e drejtësisë, në drejtim të luftimit të kriminalitetit.

Kryeprokurori Shala, e njoftoi Ministren Haxhiu, për punët, sfidat dhe synimet e prokurorisë që ai e drejton. Gjatë këtij takimi z. Shala, ka prezantuar të arriturat e Prokurorisë së Prizrenit. Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për ndarjen e parcelës për ndërtimin e objektit të ri të prokurorisë.

Në këtë takim, në veçanti u diskutua për rastet e dhunës në familje si një ndër rastet më të ndijshme për trajtim, si dhe për Ligjin e ri për Parandalimin dhe Adresimin e dhunës në familje.

Në fund të takimit, palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në kuptim të adresimit dhe jetësimit të reformave në drejtësi.

Të ngjashme