Haxhiu thotë se gjendja në Qendrat për Punë Sociale nuk është aspak e mirë

Prishtinë | 23 Dhj 2022 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se gjendja në Qendrat për Punë Sociale nuk është aspak e mirë.

Haxhiu gjatë fjalimit të saj në Kuvend theksoi se në fillim të vitit të ardhëm pritet të nisë reforma në Qendrat për Punë Sociale.

Kjo sepse sipas saj, gjatë vizitave në këto Qendra është parë se ka mungesë të kapaciteteve njerëzore e profesionale.

“Në kuadër të “16 ditëve të aktivismit kundër dhunës në baza gjinore”, së bashku me kryeministrin Kurti, ministrin e Financave dhe ministrin e Punëve të Brendshme kemi takuar gjithë përfaqësuesit e Qendrave për Punë Sociale për të kuptuar sfidat dhe problemet që i kanë. Dhe më lëni të ju njoftoj se gjendja nuk është aspak e mirë sepse ato kan mungesë të kapaciteteve njerëzore e profesionale. Prandaj ne në diskutimin që kemi pasur edhe me ministrin e Finanvace jemi dakorduar që ka nevojë për një reformë të QPS-ve, mirëpo kjo reformë do të nisë vitin e ardhëm mundësisht në fillim të vitit të ardhshëm ku bashke me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme poashtu dhe atë të Arsimit do të  bëhet së pari një koncept dokument për mënyrën se si funksionojnë Qendrat për Punë Sociale dhe gjithashtu pastaj koncept dokumenti do të na jepë një pasqyrë të qartë për sdifat që i kanë, nevojat që i kanë dhe rrugën që duhet ndjekur”, tha ajo.

Të ngjashme