Haxhiu: Jemi të gatshëm të bisedojmë për datën e zgjedhjeve, nëse opozita refuzon ta konstituojë Kuvendin

Prishtinë | 25 Pri 2025 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka theksuar rëndësinë e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke paralajmëruar se në rast të mungesës së vullnetit nga partitë e tjera, zgjedhjet janë opsioni i vetëm, raporton Ekonomia Online.

“Është shumë e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës. Vetëvendosje tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin e saj, dhe duket se mungon vullneti për ta bërë këtë. Por, ne jemi shumë të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë për një datë të mundshme zgjedhjesh – nëse ata refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin, atëherë është e qartë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Është e rëndësishme që opozita ta reflektojë, sepse Kushtetuta ia jep të drejtën vetëm Vetëvendosjes”, ka thënë Haxhiu.

Të ngjashme