Haziri: Faleminderit Shqipërisë për mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari LDK-së një herit kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri po qëndron në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ai ka zhvilluar takim me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ku sipas Hazirit kanë diskutuar për bashkëpunimin euroatlantik mes dy vendeve, raporton Ekonomia Online.

Haziri ka falenderuar Shqipërinë për mbështejen ndaj Kosovës.

“Falëmnderit për mikpritjen presidentit të Republikës së Shqipërisë, mikut tim z. Ilir Meta. Biseduam për rrugën euroatlantike të shteteve tona dhe për situatën e përballjes me COVID-19. Falëmnderit Shqipërisë për mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës, në të gjitha proceset”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Të ngjashme