Haziri: Jemi të gatshëm për fillimin e mësimit në shkolla, po presin vendimin e Qeverisë

Gjilan | 14 Gus 2020 | 12:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një konferencë për medie ka se komuna që udhëheq është e gatshme që të fillojë procesin mësimorë në shkolla që nga shtatori, raporton Ekonomia Online.

Haziri shtoi se në bazë të vlerësimeve nxënësit duhet të kthehen në shkolla, por duke respektuar në përpikëri të gjitha rekomandimet e nxjerra nga institucionet përgjegjëse.

Kreu i Gjilanit tha se ata kanë përgatitur një plan operativ, por që janë të gatshëm që të respektojnë çdo vendim të Qeverisë për fillimin ose jo të mësimit.

“Sot nga Bordi Ekzekutiv kemi marrë raportet për fillimin e vitit shkollorë. Rekomandim është që duhet të rikthen fëmijët në shkolla, por duhet të krijohen kushtet për rikthim që të ruhet distanca dhe të respektohen të gjitha masat”.

“Ne kemi përgatitur një plan operativ dhe jemi të gatshëm ta zbatojmë çdo vendim të Qeverisë”.

Më tej Haziri ka bërë shpalljen e disa aktiviteteve dhe punëve që komuna ka bërë në këtë periudhë.

Ai ka prezantuar edhe disa monumente që do të vendosen në pjesë të ndryshme të qytetit.

“Sot do të shpallim disa aktivitet monumenti i gruas, monumenti i  gurbetqarit dhe 6 vende vendosja e skulpturave dhe punimeve që identifikojnë dhe japin pamje qytetit tonë”.

Haziri tha se është bërë riorganizim i vendeve të punës e gradave në disa drejtori e sektorë, raporton EO.

“Regjenerimi urban i fazë së dytë të qendrës, largimi i ndërtesave të vjetra. Riorganizimi i brendshëm, pas Kuvendi ka miratuar vendet e punës, gradat dhe shkallën.

“Kemi filluar riorganizim në sektorin e shëndetësisë kam miratuar largimin nga detyra të zotit Berisha, pas infektimit me Covid ai ka konsideruar se e ka përfunduar punën, më pas reforma do të bëhen në tatim në pronë”.

Të ngjashme