Ekonomia Online
FUNDIT

Helmohen disa nxënës në Vitomiricë të Pejës

Helmohen disa nxënës në Vitomiricë të Pejës

Disa nxënës të një shkolle në fshatin Vitomiricë të Pejës janë helmuar të hënën. Rasti për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi tha se nxënësit kanë pranuar tretman mjekësor. “Sipas informacioneve të deritanishme që kemi, drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10:00 të mëngjesit se […]

Disa nxënës të një shkolle në fshatin Vitomiricë të Pejës janë helmuar të hënën.

Rasti për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se nxënësit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Sipas informacioneve të deritanishme që kemi, drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10:00 të mëngjesit se disa nxënës kanë shqetësime shëndetësore. Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor, e më pas janë liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit është ftuar për intervistim drejtori i shkollës, i cili e ka dhënë deklaratën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse” tha Gashi.

Të ngjashme