Pllakat e ndryshkura të objektit të Kuvendit të Kosovës janë larguar gjatë ditës së sotme.
E për këtë, deputeti i AAK-së, Muharrem Nitajka thënë se i ka kërkuar kryetarit Veselit që një kohë të gjatë, por që tani janë larguar.
Nitaj përmes një shkrimi në facebook ka thënë se kur këtë ia kishtë kërkuar Veselit, ky i fundit kishte thënë se ishin vlera artistike.
“Edhe një ndryshk u hoq nga Kuvendi! Kur ia pata kerkuar Kryetarit te Kuvendit heqjen e llamarinave te ndryshkura nga oborri i Kuvendit,tha se i kishin thene se “ishin vlerë artistike”, ka shkruarNitaj./Indeksonline/