Hoti e Ramosaj të bindur se do të gjendet një zgjidhje për rrugën Deçan- Plavë

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 12:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, duke folur  për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, ka thënë se kemi kulturë institucionale për të respektuar vendimet e organeve përgjegjëse, raporton Ekonomia Online.

Hoti ka thënë se janë duke punuar po ashtu që te gjendet një zgjidhje për këtë rrugë, e cila sipas tij, është e rëndësishme për banorët e Deçanit.

“Por jemi këtu edhe të gjetur zgjidhje për banorët e Deçanit dhe  për të ruajtur objektet kulturore, jam i bindur që gjatë javë ne vazhdim të gjejmë zgjidhje”, tha Hoti.

Ndërsa, kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se është në interes që rrugët të vazhdohet por janë të përkushtuar dhe në rrugë të mirë që të gjejnë zgjidhje sa i përket punimeve në këtë rrugë.

Në takimin nëdrmjet Hotit e Ramosaj, i pranishëm ka qenë edhe komandati i KFOR-it , Michele Rissi.

Të ngjashme