Hoti: Kosova meriton më mirë, Kosova mundet më shumë

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Ish- kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti ka shkruar në statusin e tij në Facebook për heqjen e TVSH që sipas tij ulet barra tatimore.

Ai gjithashtu ka shkruar se pagat duhet të rriten që të përballohet inflacioni, por që ky propozim nuk ishte përkrahur kur LDK e kishte propozuar.

Deputeti i LDK më tej shkruan se Kosova meriton më mirë dhe mundet më shumë.

”Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së.
Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë.
Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë!”, shkruan Hoti.

Të ngjashme