Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e jashtëzakonshme ka folur për shmangien procedurale të procedurave për buxhetin e vitit 2026, raporton Ekonomia Online.
Ai për këtë pati kritika ndaj projektimit dhe, sipas tij, është në kundërshtim me ligjin.
“Në kundërshtim të plotë me ligjin për menaxhimin e financave. Ashtu siç e thotë kjo, mungesa e kësaj forme është në kundërshtim me ligjin. Si mundet të jetë në kundërshtim me ligjin për menaxhimin e financave publike, do të thotë çfarë? Sikur kur bëhet rishikimi, sikur kur bëhet buxheti. Pra, në rastin konkret, ne kemi rishqyrtuar, kemi amendamentuar kornizën afatmesme 3-vjeçare, që është baza ligjore për buxhetin vjetor. Kemi përfillur ligjin, nenin 22 të ligjit për menaxhimin e financave publike, i cili thotë se, në rast të rishikimit, ministri duhet të tregojë rrethanat ekonomike mbi të cilat është përgatitur ky rishikim buxhetor. Për shkak të rritjes së të hyrave publike, i kemi rishikuar të hyrat dhe kemi rishikuar gjithashtu shpenzimet”, tha Hoti.
