Hoti: Në krizën më të madhe në 15 vjet, Qeveria Kurti i dyfishon faturat e tatimit në pronë

Prishtinë | 24 Jan 2023 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur i habitur me rritjen e faturave të tatimit në pronë në kohën e krizës më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit.

Hoti ka pyetur pushtetarët se si arsyetohet kjo, kur 85 mijë të punësuar ende nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara.

Hoti thotë se Ligji sigurisht se kërkon ri-vlerësim të rregullt të vlerës së tregut të pronave, ri-vlerësimi bëhet në kontekst të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, si dhe analizohet me kujdes se kur është koha e përshtatshme që kjo të reflektohet në faturat për qytetarët.

“Qeveritarët e nisin vitin mbarë!!! I dyfishojnë faturat e tatimit në pronë, në veçanti për zonat urbane. Si arsyetohet kjo në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit?!  85 mijë të punësuar nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara. Ligji sigurisht se kërkon ri-vlerësim të rregullt të vlerës së tregut të pronave. Por, ri-vlerësimi bëhet në kontekst të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, si dhe analizohet me kujdes se kur është koha e përshtatshme që kjo të reflektohet në faturat për qytetarët”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme