Hoti: Nuk i dimë temat që bisedohen në Bruksel, të dakordohemi për qasjen që duhet të kemi në dialog

Prishtinë | 25 Shk 2022 | 12:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se si parti opozitare janë në gjendje t’i ofrojnë përkrahje Qeverisë në dialogun Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

Hoti para deputetëve tha se në Bruksel nuk i dinë për temat që po bisedohet.

Hoti tha se sukses në këtë drejtim do ta mundësoj vetëm dialogimi me ndërkombëtarët.

E sa i përket rezolutës së AAK-së, tha se si Grup Parlamentar nuk e përkrahin.

“Unë e ftoj Qeverinë që të jetë shume e kujdesshme, të përqendrohet në dialog për njohje, qeveria e Kosovës nuk duhet të sjell vetën në këtë situatë që të jetë më presion ndërkombëtar. Besoj që me këtë qasje po kthehem në vitin 2013 nëse kthehesh në çështje teknike. Sot po mbahet takimi në Bruksel dhe ne nuk dimë për temat qe po bisedojnë”, tha Hoti.

“Rezolutën e AAK-së nuk e përkrahin, por ju ftojmë që së bashku duhet të dakordohemi për qasjen që duhet të kemi në dialogun Kosovë-Serbi, për njohjen reciproke”, tha Hoti.

Të ngjashme