Ekonomia Online
FUNDIT

Hoti pas takimit me Grenell: Të gjitha marrëveshjet do fillojnë së zbatuari shpejtë

Hoti pas takimit me Grenell: Të gjitha marrëveshjet do fillojnë së zbatuari shpejtë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me delegacionin e Qeverisë së SHBA-së, ka deklaruar se ka thënë se diskutuan për shumë gjëra, raporton Ekonomia Online. Ai në një konferencë të përbashkët për medie së bashku me Richard Grenell, është shprehur se prezenca e delegacionit amerikan tregon vendosmërinë  e ShBA-së, për zbatimin e marrëveshjeve. ” […]

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me delegacionin e Qeverisë së SHBA-së, ka deklaruar se ka thënë se diskutuan për shumë gjëra, raporton Ekonomia Online.

Ai në një konferencë të përbashkët për medie së bashku me Richard Grenell, është shprehur se prezenca e delegacionit amerikan tregon vendosmërinë  e ShBA-së, për zbatimin e marrëveshjeve.

” Prezenca e tyre flet një gjë e tregon vendosmërinë e presidentit Trump për zbatimin e një marrëveshje që po cilësohet historike drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve. Të gjitha pikat e marrëveshjes do të lëvizim shpejt në zbatimin e saj. Tashmë është krijua një momentum i ri dhe të lëvizim përpara. Kjo marrëveshje do të krijojë mijëra vende të reja të punës”.

“Ne jemi angazhuar i kemi bërë përgatitjet dhe në javët e ardhshme të lëvizim në zbatimin e marrëveshjes”, tha Hoti.

Të ngjashme