Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Ekrem Kryeziu

Prishtinë | 25 Gus 2026 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesor Ekrem Kryeziut, ish-kryetar i Prizrenit dhe nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, e ka vlerësuar Kryeziun si një intelektual të shquar, profesor dhe veprimtar politik, duke thënë se për të do të mbetet një koleg i çmuar.

Ai ka kujtuar angazhimin e përbashkët me Kryeziun në Kryesinë e LDK-së, duke vlerësuar urtësinë, kulturën dhe përkushtimin e tij.

“Një humbje e madhe për familjen, miqtë, LDK-në dhe Prizrenin”, ka shkruar Hoti.

Në fund, deputeti i LDK-së u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes Kryeziu, duke thënë se kujtimi për të do të jetë i përjetshëm.

“U prehtë në paqe dhe kujtimi për të qoftë i përjetshëm!”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme