Hovenier krenar me punëtorët e tij, Ambasada e ShBA-së ndan çmimet vjetore

Prishtinë | 07 Qer 2023 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbrëmë ka organizuar ceremoninë vjetore të çmimeve.

Në këtë event foli edhe ambasadori Jeffrey Hovenier, i cili përmendi situatën aktuale në Kosovë dhe u shpreh i lumtur me punëtorët e Ambasadës.

“Ishte nder dhe kënaqësi të shoh një numër të madh të ekipit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, për punën e jashtëzakonshme në ceremoninë vjetore të çmimeve dje. Urime këtij ekipi mbresëlënës për punën që bëni për të promovuar prioritetet e ShBA-së në Kosovë” tha mes të tjerash Hovenier.

Ai ka pozuar me disa nga anëtarët e ekipit, që përfshin punonjës civilë dhe ushtarë amerikanë.

Të ngjashme