Hovenier: Me gra ekonomikisht dhe politikisht të fuqizuara, shoqëritë janë më stabile

Prishtinë | 15 Pri 2024 | 16:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenierm ka thënë se shoqëritë janë më stabile kur gratë janë ekonomikisht dhe politikisht më të fuqizuara, duke cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, raporton EO.

Në panelin e diskutimit në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Hovenier shtoi se gratë duhet të pwrfshihen edhe nw proceset e paqes dhe të negociatave e se “kjo është një çështje fundamentale e barazisë dhe mundësive të barabarta”.

“E kemi një letër nga presidenti Biden dhe ai ka thënë se ‘mikja ime dhe ish-sekretarja e shtetit Madeline Albright ka thënë një herë se shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe politikisht më të fuqizuara’. Kjo është e rëndësishme që gratë nëse nuk i përfshijmë në proceset e paqes dhe të negociatave, është një çështje fundamentale e barazisë dhe mundësive të barabarta sepse jemi duke e lënë anash 50 për qind të popullatës, por po ashtu do të kemi një mundësi më të paaftë…Do të vazhdoj ta citoj presidentin Biden si një diplomat…’Shoqëritë janë më të barabarta kur kemi një barazi gjinore. Sepse kur gratë janë të përfshira atëherë kemi në paqen dhe mbajtjen e paqes, atëherë kemi edhe rezultate më të qëndrueshme dhe kemi paqe më afatgjatë. Thjeshtë statuti i grave dhe i vajzave dhe stabiliteti i një shteti janë të lidhura ashtu’…Gjatë diskutimeve i shoh gjithë ato foto nga takimet për dialogun të mundësuar nga BE-ja dhe shoh një mungesë të theksuar të përfaqësimit gjinor”, tha Hovenier.

Të ngjashme