Hovenier takon të rinj nga Kosova, Serbia dhe Bosnja: Janë të gatshëm të trajtojnë çështje të ndjeshme

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar sot disa të rinj nga Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Hovenier, theksoi se pavarësisht sfidave, ata janë të gatshëm të trajtojnë çështje të ndryshme për një të ardhme më të mirë, njofton Klankosova.tv.

“Sot pata një mundësi unike për të takuar të rinj nga Kosova, Serbia dhe BeH. Pavarësisht sfidave, ata janë të gatshëm të trajtojnë çështje të ndjeshme duke krijuar lidhje që do të ndërtojnë një të ardhme më të mirë”, shkroi Hovenier.

Të ngjashme