Hoxha pret që LIBE të votojë pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 12:22 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, pret që Komiteti për të Drejtat Civile dhe Punë të Brendshme në Parlamentin Europian të votojë për heqjen e vizave për Kosovën.

Në një konferencë për media, ajo është e shprehur e bindur se vendi do të marrë lajm pozitiv, pak ditë para se Komiteti LIBA të vendosë nëse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret që dalin nga udhërëfyesi për liberalizimin e vizave, raporton Ekonomia Online.

“Komiteti LIBA do të mbahet  nesër në Bruksel (Komiteti Për të drejta civile drejtësi dhe pune të brendshme në parlamentin evropian).Nuk presim befasi, kam pasur takime veç  e veç dhe kanë premtuar votën e tyre. Kemi pasur në këtë komitet edhe shtetet mos njohëse, mirëpo edhe ato e kanë përkrahur këtë proces”, tha Hoxha, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Hoxha fton Kabinetin qeveritar për angazhim në realizimin e masave për zbatimin e MSA-së

Prishtinë, 28 Gusht 2018 – Në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku mori pjesë Kryeministri Ramush Haradinaj, ministrat e Kabinetit qeveritar, zyrtar të BE-së dhe udhëheqës të njësive e agjencive qeveritare, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, adresoi sfidat rreth përshpejtimit të përmbushjes së obligimeve tona që dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane dhe për zbatimin e programit kombëtar për MSA-në.

Nga konkluzionet e takimit të fundit të Këshillit ku janë dhënë afate konkrete për kryerjen e veprimeve të caktuara, me përjashtim të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, institucionet tjera nuk u janë përmbajtur afateve dhe si rrjedhojë kemi ngecje në këtë proces, theksoi Ministrja Hoxha, duke shprehur shqetësim, pasi jemi në prag te fillimit të diskutimeve me Komisionin Evropian për të parë mundësitë për ERA 2.

“Gjatë shtatorit dhe tetorit është planifikuar rishikimi i prioriteteve të ERA-s dhe hartimi i Planit të ri të Veprimit për vitin e ardhshëm. Bazuar në diskutimet fillestare që kemi zhvilluar me Komisionin Evropian, ky proces duhet të përfundohet deri në fund të tetorit. Pas kësaj, pritet që të lansohet zbatimi i prioriteteve të ERA dhe planit vjetor të veprimit për zbatimin e tyre, në takimin e ardhshëm të Dialogut të Nivelit të Lartë për Prioritetet Kyçe, që do të bashkë-kryesohet nga Kryeministri Haradinaj dhe Komisionari Hahn”, theksoi Ministrja Hoxha.

Synimi është që numri i prioriteteve të reduktohet, theksoi Ministrja Hoxha, duke përfshirë prioritetet aktuale që nuk kemi arritur të përmbushim dhe disa prioritete të reja, të propozuara nga Komisioni Evropian dhe të vendosura nga institucionet tona.

“Duhet të synojmë që plani i veprimit të jetë më realist, duke u fokusuar në reforma kyçe që mund të zbatohen brenda një viti. Edhe tani shfrytëzoj rastin që të lus të gjitha institucionet që në planin e veprimit të propozojnë vetëm masa të cilat janë të realizueshme, sepse me këto prioritete të cilat i caktojmë do të matet puna dhe suksesi ynë. Sa i përket strukturës së ERA-s do të mbetet e njëjtë, pra tri shtyllat ekzistuese: Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, Konkurrueshmëria dhe klima e investimeve si dhe Punësimi dhe arsimi”, theksoi Ministrja Hoxha.

Sa i përket zbatimit te MSA-se, Ministrja Hoxha theksoi se duhet me shume angazhim sepse në kuadër të Programit IPA 2 për Mbështetje Direkte Buxhetore për Reformën e Administratës Publike jemi zotuar që këtë vit të arrijmë një nivel zbatimi të Programit të MSA-së prej të paktën 60%.

“Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, deri në fund të qershorit janë zbatuar vetëm 12.78% e të gjitha masave të planifikuara, pra vetëm 68 masa”, theksoi Ministrja Hoxha, ndërsa sa i përket gjendjes zbatimit të reformave legjislative, theksoi ajo, të gjeturat tregojnë se kemi arritur një shkallë zbatimi prej vetëm 18.06%, pasi që janë zbatuar vetëm 26 nga 144 masat legjislative të planifikuara.

Ministrja Hoxha theksoi se sa i përket zbatimit të reformave të tjera, të gjeturat tregojnë se është arritur një shkallë zbatimi prej vetëm 10.82%, pasi që janë realizuar vetëm 42 nga 388 masat zbatuese të planifikuara.

Ministrja theksoi para Kabinetit qeveritar që të fokusohemi së bashku në këto masa dhe të bëjmë çdo gjë që është e mundur që të përmirësojmë nivelin e zbatimit të programit të MSA-së, dhe të arrijmë zotimin prej 60% edhe pse kanë mbetur vetëm pak muaj deri në fund të vitit.

“Ministria e Integrimit mbetet e përkushtuar që të ndihmojë institucionet me aq sa mundet për performancë më të mirë në zbatimin e programit, por sigurisht se barra dhe puna kryesore është e institucioneve përkatëse”, theksoi Ministrja Hoxha duke ftuar pjesëmarrësit për masat që duhet të ndërmarrin për zbatimin e programit të MSA-së për muajt e mbetur.

Ministrat e resorëve raportuan dhe dhanë propozimet dhe masat që do të ndërmarrin për zbatimin e MSA-së.

Pas takimit, kryeministri Haradinaj dhe Ministrja Hoxha mbajtën konferencë për media.

Image may contain: one or more people and indoor

Të ngjashme