Hoxha: Sundimi i ligjit – parësor për zhvillimin ekonomik

Prishtinë | 24 Jan 2017 | 13:31 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në Tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, dedikuar Ligjit të Falimentimit. Me këtë rast, Ministrja theksoi se sundimi i ligjit vendoset mbi bazën e transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies.

„Infrastruktura ligjore dhe zbatimi i ligjit janë parakushte e të bërit biznes në vend dhe rrjedhimisht edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Hap tejet i rëndësishëm është edhe hartimi i politikave ligjore dhe krijimi i parakushteve ligjore për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Zhvillimi Ekonomik është shumëdimensional dhe si pasojë edhe drejtësia duhet t’ia paraprij në mënyrë inventive duke paraparë hapat dhe situatat e mundshme. Sundimi i ligjit është parësor për zhvillimin ekonomik”, theksoi ministrja Hoxha.

Sipas Ministres, hyrja në fuqi e ligjit të ri për falimentimin do të mundësoj krijimin e kornizës ligjore që do tu ofroj të gjitha llojeve të bizneseve qasje në procedura të strukturuara në procesin e falimentimit.

“Po aq sa është e rëndësishme e drejta për të bërë biznes në një ekonomi të tregut, aq është e rëndësishme edhe procesi i shuarjes së bizneseve dhe largimi i tyre nga tregu.

Po ashtu është e rëndësishme edhe pjesa e riorganizimit të bizneseve që është strukturuar më mirë në ligjin e ri, dhe ju mundëson bizneseve të kenë një shans të dytë për vazhdimin e punës së tyre”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me USAID-in do të trajtoj mundësinë e organizimit të trajnimeve për administratorët falimentues, për shkak të ndryshimit të ligjit, si dhe trendeve të reja në praktikën evropiane.

Komision 1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme