Hoxha thotë se e kanë gati aktakuzën “Veteranët”, afati skadon nesër

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Afati i paraparë ligjor për dorëzimin e aktakuzës së përmirësuar në rastin e “Veteranëve” skadon nesër.

Duke e parë mundësinë që rasti në fjalë të dështojë, KALLXO.com kontaktoi me prokurorin e Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, për ta pyetur nëse do ta dorëzojnë aktakuzën brenda afatit të përcaktuar në aktvendim.

Hoxha për KALLXO.com tha se aktakuza është në përfundim dhe se do të dorëzohet në kohë.

“Ne jemi të obliguar ta përfillim afatin ligjor. Nuk kemi kërkuar afat shtesë. Aktakuza është në përfundim dhe do ta respektojmë afatin e caktuar”, ka thënë Hoxha.

Gjatë ditës u raportua se afati për dorëzimin e aktakuzës skadon nesër.

Të ngjashme