Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka dënuar fuqishëm agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, sulmet e para që filluan mëngjesin e ditës së sotme. Rusia tashmë ka nisur sulmet ushtarake ndaj Ukrainës, përfshirë edhe kryeqytetin e tyre. Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Twitter, ka dënuar ashpër agresionin […]
Hoxhaj dënon sulmin në Ukrainë: Putini nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë dhe forcën e demokracive evropiane

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka dënuar fuqishëm agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, sulmet e para që filluan mëngjesin e ditës së sotme.
Rusia tashmë ka nisur sulmet ushtarake ndaj Ukrainës, përfshirë edhe kryeqytetin e tyre.
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Twitter, ka dënuar ashpër agresionin rus kundër ukrainasve, duke thënë se Putini nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë dhe forcën e demokracive evropiane.
Tutje, ai ka shkruar se populli i Kosovës solidarizohet me Ukrainën.
“Dënoj fuqishëm agresionin ushtarak të Rusisë kundër #Ukrainës. Putini nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë dhe forcën e demokracive evropiane. Populli i #Kosovës solidarizohet me Ukrainën.”
I strongly condemn Russia's military aggression against #Ukraine. Putin should not underestimate the resolve & strength of european democracies. People of #Kosovo stands in solidarity w/ Ukraine.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) February 24, 2022













