Hoxhaj: Dialogu që nuk përfundon me njohje është i pakuptimtë për Kosovën

Prishtinë | 24 Mar 2018 | 12:21 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në një postim në Twitter ka ironizuar me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabic, e cila së fundmi deklaroi se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

Hoxhaj tha se nëse kryeministrja e Serbisë nuk është e gatshme ta përmbushë kushtin e BE-së për marrëveshje të detyrueshme ligjore dhe njohje të Kosovës, ndoshta në dialog duhet të fillojnë të diskutojnë për ngrohje globale, duke aluduar se dialogu që s’përfundon me njohje, është i pakuptimtë për Kosovën.

“E kemi një pranverë të ftohtë e me shumë borë, me gjasë do të ishte diskutim interesant”, ka thënë më tej Hoxhaj.

Hoxhaj vazhdimisht ka thënë se dialogu nëse nuk përfundon me njohje i humbet kuptimi, prandaj shpeshherë ka pasur shkëmbime të rënda me liderët e shtetit serb të cilën nuk duan ta pranojnë një gjë të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme