Hoxhaj merr pjesë në Lutjet Parlamentare të Mëngjesit në Parlamentin e Uellsit

Prishtinë | 07 Mar 2024 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, ku sot ka udhëtuar edhe për në Uells dhe ka marrë pjesë në Lutjet Parlamentare të Mëngjesit në Parlamentin e Uellsit.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka marr pjesë në Lutjet Parlamentare të Mëngjesit të Shën Davidit në Parlamentin e Uellsit.

Hoxhaj, gjithashtu tha se kjo ngjarje mblodhi së bashku deputetë të Uellsit dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe liderë ndërkombëtarë nga gjithë bota!

“Privilegj i madh të jem pjesë e Lutjeve Parlamentare të Mëngjesit të Shën Davidit për Uellsin, sot në Parlamentin e Uellsit, ngjarje që mblodhi së bashku deputetë të Uellsit dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe liderë ndërkombëtarë nga gjithë bota!”, ka shkruar Hoxhaj.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, gjatë qëndrimit në Londër, Hoxhaj takoi Lord George Robertson, ish-sekretar i NATO-s, për të cilin tha se bëri gjithçka për çlirimin tonë në një nga periudhat më kritike për Kosovën.

Pas këtij takimi të mëngjesit, deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka takuar edhe të Dërguarin e Kryeministrit britanik për Tregti në Ballkanin Perëndimor, deputetin britanik Martin Vickers.

Gjithashtu, Enver Hoxhaj gjatë të njejtës ditë takoi edhe Sir Paul Irby, pjesëtar në një ndër familjet më të veçanta aristokratike të Londrës, siç e quajti ai, një mik i vjetër i shqiptarëve.

Të ngjashme