Hoxhaj para Qeverisë: Këtu, çdo ditë e më shumë, derisa të rikthehet rendi kushtetues

Prishtinë | 25 Gus 2026 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar pamje nga aksioni i kësaj partie para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Në videon e publikuar shihet se aksionit të PDK-së u janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë, në shenjë kundërshtimi ndaj situatës së krijuar institucionale.

“Çdo ditë këtu, çdo ditë e më shumë, derisa të rikthehet rendi kushtetues!”, ka shkruar Hoxhaj krahas videos.

PDK-ja po vazhdon aksionet para Qeverisë, duke kërkuar respektimin e Kushtetutës dhe rikthimin e funksionimit të rregullt të institucioneve të vendit.

Të ngjashme