Hoxhaj për aksidentin në Kroaci: Dyshimet fillestare për të vdekur e bëjnë shumë të rëndë situatën

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar pas aksidentit i cili ka ndodhur në Kroaci ku është përfshirë një autobus, i cili ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë dhe nga i cili dyshohet se janë të vdekur 10 persona dhe 30 të tjerë janë lënduar.

“Ngjarje tragjike mëngjesin e sotëm nga aksidenti i një autobusi që po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës. Dyshimet fillestare për të vdekur sipas autoriteteve kroate e bëjnë shumë të rëndë gjithë situatën”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje ai tha se po lutemi që ekipet mjekësore dhe policia kroate tu dalin në ndihmë sa më parë të lënduarve.

Të ngjashme