Ekonomia Online
FUNDIT

Hoxhaj për vdekjen e Papa Françeskut: Bota po vajton një udhëheqës të vërtetë shpirtëror

Hoxhaj për vdekjen e Papa Françeskut: Bota po vajton një udhëheqës të vërtetë shpirtëror

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka vlerësuar figurën e Papës si një udhëheqës shpirtëror të jashtëzakonshëm dhe të përkushtuar ndaj njerëzimit. “Pusho në paqe, Papa Françesku. Përulësia, dhembshuria dhe përkushtimi […]

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka vlerësuar figurën e Papës si një udhëheqës shpirtëror të jashtëzakonshëm dhe të përkushtuar ndaj njerëzimit.

“Pusho në paqe, Papa Françesku. Përulësia, dhembshuria dhe përkushtimi yt i palodhur nuk do të harrohen kurrë. Bota po vajton një udhëheqës të vërtetë shpirtëror,” ka shkruar Hoxhaj.

Papa Françesku ndërroi jetë më 21 prill 2025, në moshën 88-vjeçare.

Rest in peace, Pope Francis. Your humility, compassion, and tireless devotion will never be forgotten. The world mourns a true spiritual leader.

— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) April 21, 2025

Të ngjashme