Hoxhaj takon drejtoreshën e NDI, diskutojnë për themelimin e Institutit Parlamentar

Prishtinë | 06 Qer 2023 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg.

Ish-ministri i jashtëm, tani nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me ambasadoren Nancy Soderberg, drejtoreshë e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë. 

Në shkrim thuhet se diskutuan për idenë e themelimit të një Instituti Parlamentar, i cili, sipas Hoxhajt, do ta fuqizojë Kuvendin e Kosovës në avancimin e mbikëqyrjes dhe transparencës në institucion. 

“Gjithnjë kënaqësi ta pres në zyrë ambasadoren Nancy Soderberg, drejtoreshë e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë. Diskutuam për idenë e themelimit të një Instituti Parlamentar, i cili do ta fuqizojë Kuvendin e Kosovës në avancimin e mbikëqyrjes dhe transparencës në institucion.”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme