Hungaria kundër Kosovës në KiE, cilat shtete votuan kundër e cilat abstenuan

Prishtinë | 24 Pri 2023 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës ka proceduar aplikimin e Kosovës që të shkojë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Por jo të gjitha shtetet votuan pro këtij avancimi të Kosovës për rrugën drejtë Këshillit të Evropës.

Agron Bajrami, ambasador i Kosovës në Bruksel, ka treguar se Azerbeidzjan, Qipro, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia dhe Spanja votuan kundër Kosovës. Pra prej shteteve që e kanë njohur Kosovën kudnër ishte Hungaria që drejtohet nga Viktor Orban.

Në anën tjetër kanë abstenuar Bosnja, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina.

Ndërkaq nuk ka votuar fare Armenia.

Sidoqoftë Kosova suksesshëm e ka kaluar këtë fazë.

Të ngjashme