Hyseni: Kosovës i avancohet statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Prishtinë | 24 Mar 2024 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, Driton Hyseni, ka bërë më dije se Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po zhvillon punimet në Estoni, sot vendosi që ta ngre statusin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamble.

“Ky është niveli më i lartë i prezencës në Asamble deri në anëtarësim të plotë të Kosovës në NATO. Për shumë vite Kosova kishte statusin e anëtarit vëzhgues. Ky vendim do të formalizohet me votim në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 Maj në Sofje”, ka shkruar Hyseni në ‘Facebook”.

POSTIMI I PLOTË:

Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po zhvillon punimet në Estoni, sot vendosi që ta ngre statusin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamble. Ky është niveli më i lartë i prezencës në Asamble deri në anëtarësim të plotë të Kosovës në NATO.

Për shumë vite Kosova kishte statusin e anëtarit vëzhgues. Ky vendim do të formalizohet me votim në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 maj në Sofje.

Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit në Asamblenë e NATO-s do të ketë zgjerim të delegacionit, Kosova përfshirje më të madhe në vendimet e Asamblesë dhe të drejtë në adresimin e amendamenteve dhe komenteve për secilin proces e dokument i cili trajtohet nga Asambleja, të cilat më herët është dashur të bëhen përmes delegacioneve të vendeve tjera, kryesisht Shqipërisë.

Me këtë rast, kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, Driton Hyseni, ka falënderuar të gjithë anëtarët e komisionit drejtues të asamblesë për vendimin e marrë sot në favor të Kosovës.

Një falënderim të veçantë nëpërmjet komunikimit në telefon kryesuesi Hyseni i shprehu presidentit të Asamblesë, z. Michal Szczerba, duke konfirmuar pozicionin e palëkundur të Kosovës në avancimin e vlerave të përbashkëta.

Të ngjashme