Pas incidentit të raportuar sot, ku ekipi i TV Dukagjini u pengua gjatë kryerjes së detyrës së tyre, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka dalë me një reagim publik. Ai ka dënuar ngjarjen, duke shprehur mbështetjen për gazetarët dhe duke ritheksuar përkushtimin institucional për respektimin e lirisë së medias dhe të drejtës së […]
Hyseni reagon pas incidentin me ekipin mediatik: Personi i përfshirë në incident nuk është zyrtar komunal

Pas incidentit të raportuar sot, ku ekipi i TV Dukagjini u pengua gjatë kryerjes së detyrës së tyre, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka dalë me një reagim publik.
Ai ka dënuar ngjarjen, duke shprehur mbështetjen për gazetarët dhe duke ritheksuar përkushtimin institucional për respektimin e lirisë së medias dhe të drejtës së informimit.
Hyseni ka thënë se personi i përfshirë në incident nuk është zyrtar komunal.

















