Ekonomia Online
FUNDIT

I dërguari special i ShBA-së për vizitë në Kosovë, pritet në takim nga Osmani

I dërguari special i ShBA-së për vizitë në Kosovë, pritet në takim nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton Ekonomia Online. Në këtë vizitë ai është i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Vizita e tyre vjen pas rritjes së tensioneve mes Kosovës e Serbisë për shkak […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton Ekonomia Online.

Në këtë vizitë ai është i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Vizita e tyre vjen pas rritjes së tensioneve mes Kosovës e Serbisë për shkak të reciprocitetit me dokumente e targat e makinave që duhet të konvertohen nga ato që i lëshon Beogradi KM, PR e të tjera te ato që jepen nga institucionet kosovare RKS.

Më 18 gusht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, biseduan për orë të tëra në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së por një marrëveshje nuk u arrit.

Të ngjashme