I kanosi me jetë dy prindërit, arrestohet një burrë në Ferizaj

Prishtinë | 24 Qer 2023 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, nën dyshimin për kërcënim me jetë të dy prindërve të tij.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 23.06.2023 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur me jetë dy prindërit e tij viktimat kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme