I keqësohet gjendja shëndetësore një minatori grevist, ekipi mjekësor futet në minierë

Prishtinë | 24 Tet 2023 | 22:23 | Nga Ekonomia Online

Një minatori të Minierës së Trepçës i është keqësuar gjendja shëndetësore gjatë grevës të cilën ata po e mbajnë.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka bërë të ditur për Klan Kosova se ekipi mjekësore ka shkuar në minierë për t#i dhënë ndihmën mjekësore.

‘Deri në këto momente nuk kam më shumë informacione për sa i përket gjendjes së tij shëndetësore”, ka thënë Jonuzi.

Kujtojmë se minatorët e Minierës me Flotacion janë futur sot në grevë ku kërkojnë realizimin e pagës mujore, shkarkimin e kryeshefit dhe sigurime shëndetësore e kushte të punës.

Të ngjashme