I marrin 164 mijë euro me fajde, arrestohen 4 të dyshuar

Prishtinë | 23 Nën 2023 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës i ka arrestuar katër veta në Gjilan të dyshuar për fajde dhe detyrim, të cilët dyshohet se ia kanë marrë viktimës 164 mijë euro gjatë viteve 2021-2023, raporton teve1.info

Sipas komunikatës së Policisë, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar edhe disa armë të llojeve të ndryshme, fishekë, telefona mobilë, kontrata e marrëveshje që lidhen me veprën në fjalë.

“Të dyshuarit gjatë viteve 2021/2023, dyshohen se e kanë detyruar viktimën që ti paguaj deri me tani para me fajde në vlerë prej 164.500 euro (Njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e pesëqind euro).

Gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Dy (2) armë (pistoleta)
  • Katër (4) karikator
  • Dy (2) pushkë gjuetie
  • Nëntëdhjetë e pesë (95) fishekë
  • Pesë (5) telefona mobil
  • Dy mijë e gjashtëqind (2600.00) euro
  • Shënime/evidenca, Kontrata dhe Marrëveshje që dyshohen se lidhen me Veprën Penale”, thuhet në komunikatë.

Të dyshuarit, pas intervistës, me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.

Të ngjashme