I riu në Prishtinë kapet me armë e thikë

Prishtinë | 26 Dhj 2023 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë pas mesnate në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë, teksa Policia po patrullonte ndaloi një veturë, ku një të riut i është gjetur diçka e dyshimt.

Mësohet se gjatë kontrollit policor, te shoferi i dyshuar janë gjetur një armë dhe një mjet i mprehtë, që janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, sipas sinjalit Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

Të ngjashme