I vdekuri nga shpërthimi në Gjakovë është një 61 vjeçar

Foto arkiv: Ekonomia Online
Prishtinë | 14 Tet 2018 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës tregon se viktima H.A, 61 vjeçar kishte gjetur vdekjen para shtëpisë së tij si pasojë e shpërthimit të një mjeti eksplodues.

“Sot me datë 14. 10. 20218 në ora 08:00 Stacioni Policor në Gjakovë përmes telefonit ka marr informatën se në fshatin Smolicë të Gjakovës ka shpërthyer një mjet eksplozivi”, është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

“Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur trupin e pa jetë të viktimës H A. 61 vjeçar K/Shqiptar i cili para shtëpisë tij kishte gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit të një mjeti eksplodues”, thuhet tutje në komunikatë.

Të gjitha njësitë relevante të Policisë Kosovës kanë dal në vend të ngjarjes se bashku me Kryeprokurorin e Shtetit nga PTH e Gjakovës, FSK-ja dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilat po punojnë intenzivisht të hetohet dhe ndriçohet ky rast.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme