Idrizi: Afrim Bunjaku vjen nga një familje që gjithmonë i kanë dhënë vendit dëshmorë e ushtarë

Prishtinë | 25 Sht 2023 | 19:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetar i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, në ceremoninë e varrimit të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielën në veri të vendit, ka thënë se i ndjeri Bunjaku vjen nga një familje e cila gjithmonë ka dhënë dëshmor e ushtar për lirin e Kosovës.

Idrizi tha se rreshteri Bunjaku është heroi më i ri i cili mbrojti ligjin, rendin, integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

Kryetari Idrizi me këtë rast i shprehu ngushëllime në emër të komunës së Vushtrrisë, familjes dhe kolegëve të të ndjerit.

“Jemi mbledhur këtu për ti dhënë lamtumiren heroit më të ri të Kosovës Afrim Bunjaku, i cili tradicionalisht vjen nga një familje të cilët i kanë dhënë vendit dëshmor dhe ushtar siç ishte lufta e Shaban dhe Osman Bunjakut. Pushkët e fundit që i kthyen sllavo-komunistëve pushkën për ti larguar nga trojet tona. Afrim Bunjaku është heroi më i ri i cili mbrojti ligjin, rendin, integritetin dhe sovranitetin e Kosovës”.

“Shumë falënderim dhe respekt për policinë e Kosovës të cilët brenda disa orësh e kthyen normalitetin, e qetësuan dhe i eliminuan grupet kriminale. Familje Bunjaku me lejoni që në emër të Komunës së Vushtrrisë të ju shpreh ngushëllimet me të thella juve, të ju shpreh ngushëllimet më të thella juve oficer dhe polic të Kosovës për heroin e tashëm, kolegun e juaj të djeshëm”, tha ai.

Të ngjashme