Idrizi: Gani Imeri tregoi shembullin e një burrështetasi të guximshëm që para lirisë së atdheut nuk vendoste asgjë tjetër

Prishtinë | 21 Pri 2024 | 18:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I pari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi i cili ishte edhe organizues i mbledhjes komemorative në nderim të jetës dhe veprimtarisë së komandant Imerit, tha se ai do mbetet emblema e Vushtrrisë dhe shembulli i burrështetasit të guximshëm, raporton Ekonomia online.

 “Komandant i Batalionit të IV të Brigadës 141 në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri tregoi shembullin e një burrështetasi të guximshëm që para lirisë së atdheut nuk vendoste asgjë tjetër. Komandant, ti je emblema e Vushtrrisë, ti je çlirimtari ynë. Të jemi përjetë mirënjohës për shërbimin që ja bëre atdheut dhe për lirinë që ja solle vendit tënd. “Emblema e Vushtrrisë” do të mbetet përherë i tillë, i pavdekshëm”, tha kryetari Idrizi.

Pas mbledhjeve komemorative, Imeri i cili njëherësh ishte edhe biznesmen i njohur u varros në fshatin e tij, Dumnicë e Vushtrrisë, i përcjellur nga qindra qytetarë e figura të ndryshme publike.

Të ngjashme