Idrizi: Më tronditi vdekja 4-vjeçarit, do të marrim masa për sigurimin e kanalit të Ibër Lepencit

Prishtinë | 23 Maj 2023 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi është shprehur i tronditur nga humbje e jetës së një fëmije 4 vjeç, trupi i pajetë i të cilit u nxor sot nga kanali i Ibër Lepencit.

“Vërtet më tronditi kjo”, tha Idrizi në një lidhje direkte në Frontal në T7.

“Kanali i Ibër Lepencit ka ditur shpesh të marrë jetëra të banorëve të Vushtrrisë, fëmijëve”, tha ai, duke thënë se do ta ngris në nivel komunal “mënyrën e sigurimit të kanalit”.

“Është një moment i rëndë jo vetëm për familjen”, tha kryetari i Vushtrrisë, i cili tha se po kthehet nga një vizitë që e kishte pasur në Gjermani.

Të ngjashme