Idrizi në Prekaz: Ky kompleks është gurthemeli i shtetit të Kosovës

Prekaz | 06 Mar 2024 | 11:47 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Këtë kompleks, Idrizi, e quajti gurthemel i shtetit të Kosovës.

“Po në këtë ditë në 26-vjetorin e rënies patëm nderin që kemi edhe të ftuar në zbulimin e shtatorëve të bacës Hamit dhe nënës Salë Jashari të cilat ia shtuan madhështinë dhe kuptimin këtij Kompleksi Memorial. Jemi sot këtu bashkë me Qeverinë Komunale dhe me përfaqësues të familjeve të dëshmorëve për të nderuar sakrificën sublime të familjes Jashari. Jemi këtu te vendi ku u vendos guri i themelit të shtetit të Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme